Vetëm një ditë para ndërrimit të viteve pensionistët e Patosit janë dyndur në sportelet e postës për të tërhequr pensionin dhe bonusin e fundvitit. Ata shprehen tepër të indinjuar për dyndjen e krijuar në të vetmen pikë të shpërndarjes së pensioneve teksa theksojnë se është një situatë e përsëritur.

 “ Kemi dorëzuar kartat e identitetit prej ditësh dhe ende nuk po mundemi të tërheqim lekët thonë të moshuarit, ndërsa shprehen njëherazi se pritja për orë të tëra për ta është e pamundur , pasi mezi qëndrojnë në këmbë “ Mund edhe të mos i mar dot lekët është shprehur një e moshuar , por unë kam fëmijët në emigracion dhe do më ndihmojnë , por të tjerët si do ia dalin ?

Ndërsa një pensionist i ardhur nga Athina pohon se vonesa në tërheqjen e lekëve , i ndryshoi tërësisht planet për fundvit. Duhen më shumë sportele ka pohuar ai, pasi një situatë e tillë kaotike është e papranueshme dhe vetëm në Shqipëri ndodh” Ndërkohë në sportelet e postës në Patos tërheqin pensionin jo vetëm pensionistët e qytetit , por edhe të fshatrave.

Përballë kësaj situate ata kanë kërkuar njëzëri jo vetëm shtim të sporteleve , por edhe më shumë pika të tërheqjes së pensioneve.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds