Kapiteneria e Portit të Durrësit ka paralajmëruar për kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, të cilat kanë shkaktuar vonesa dhe pezullime në operacionet e transportit detar.

  • Trageti “AF Marina”, i planifikuar të nisej mesditën e sotme drejt Barit, Itali, ka pezulluar nisjen deri në stabilizimin e motit.
  • Trageti “AF Franceska” do të lundrojë pa pasagjerë për shkak të kushteve të vështira meteorologjike.
  • Terminali i mallrave gjenerale dhe ai rifuzo kanë pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive.
  • Terminali i kontenierëve vazhdon proceset operacionale normalisht dhe pa ndërprerje.

Autoritetet portuale po monitorojnë nga afër situatën dhe kanë bërë të ditur se kushtet lundrimore priten të përmirësohen në orët në vijim.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds