Pas denoncimit të bërë nga një 19-vjeçare, se në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, varësen e floririt që mbante, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë finalizuan operacionin policor të koduar “Rrugica”, për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.
Si rezultat i operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u kap shtetasi Ermal Lloshi, 34 vjeç, banues në Fier për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
