E alkoolizuar, nëna përplas në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku nëna rreth 35-vjeçe në kushtet e dehur nga alkooli ka përplasur disa herë në tokë në trotuar.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën, por ajo ka kundërshtuar me forcë forcat e policisë.
Ndërkohë fëmija është shoqëruar në spital dhe sipas tyre nuk ka pasur dëmtime, ndërkohë që po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.
Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që është e divorcuar.

