Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volkswagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës.

Pas aksidentit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds