Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Babai dhe djali dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së shtëpisë.
Sakaq Policia e Vlorës ka njoftuar arrestimin e të dyve: në pranga kanë rënë A. V., 55 vjeç, dhe djali i tij 24-vjeçar, gjithashtu me iniciale A. V.
Të dy akuzohen për dhunë ndaj vajzës 23-vjeçare.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit A. V., 55 vjeç, dhe A. V., 24 vjeç, (babë e bir), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. V., 23 vjeçe, (vajzë e 55 vjeçarit dhe motër e 24 vjeçarit).
