Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku 57-vjeçarja, Mimoza Ballabani, është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Policia bën me dije se viktima, kishte kryer më herët një ndërhyrje kirurgjikale në zemër në Spitalin Rajonal Memorial Fier, ndërsa po hetohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
