Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë tre persona: I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe I. D., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Ngjarja ndodhi më 22 dhjetor 2025, në rrethrrotullimin e Nartës, ku këta shtetas ushtrojnë aktivitetin e shitjes së automjeteve dhe lavazhos. Gjatë kontrollit të hapësirave publike nga struktura e Bashkisë Vlorë, ata ushtruan dhunë fizike ndaj Drejtorit të IMT, D. K., 33 vjeç.

Policia ndërhyri menjëherë për të ndaluar sulmin, por tre shtetasit vazhduan dhunën edhe ndaj punonjësve të Policisë, duke u shkaktuar dëmtime trupore. Gjatë përleshjes, një punonjës i Policisë qëlloi një herë në ajër me armën e shërbimit për të zbrapsur sulmuesit, pa shkaktuar lëndime.

Të tre të arrestuarit ndodhen nën masën e sigurisë “arrest në flagrancë”, ndërsa punonjësit e Policisë janë shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds