Drejtoria e Ujësjellësit ka njoftuar qytetarët e Vlorës që në 48 orët e ardhshme uji të mos të përdoret për konsum dhe gatim. Në njoftimim bëhet me dije se sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit dhe zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë, ndërsa pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites. Sakaq, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë. Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit. Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë. Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tua,j që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *