30 milionë dollarë u vodhën të dielën e Pashkëve në një objekt të ruajtjes së parave të Luginës “San Fernando”, në Los Anxhelos dhe u regjistrua si një nga vjedhjet më të mëdha në histori. “Hajdutët hyn në ndërtesë dhe thyen kasafortën ku ruheshin paratë e gatshme nga bizneset në të gjithë rajonin” tha një përfaqësues i Departamentit të Policisë. Burimet pranë autoriteteve vendëse konfirmuan se vjedhja ishte ndër më të mëdhatë në historinë e qytetit dhe ishte organizuar vetëm nga profesionistë aq të zotë sa thyen sigurinë e një prej ndërtesave më të survejuara në Los Anxheles. Ngjarja u pikas vetëm të hënën dhe tanimë kanë lindur shumë pikëpyetje. Media, me ironi e ka quajtur një vjedhje si në serialin “Casa de Papel” për disa motive. Së pari, si është e mundur që në një ndërtesë kaq të fortifikuar nuk u ndez asnjë lloj alarmi? Së dyti, shumë pak njerëz e kanë ditur që brenda atyre mureve gjendeshin aq shumë para “cash”. Vjedhja duket si diçka e organizuar nga brenda. Së treti, shumë pak njerëz në botë dinë se si mund të çmontohen kasafortat që prodhohen në Kanada, të cilat janë të lidhura me disa sisteme alarmi. Policia tha se po heton për ngjarjen, por nuk komentoi nëse mund të gjurmoheshin paratë e vjedhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds