Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” gjatë një ceremonie zyrtare në godinën e Këshillit të Ministrave.
“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt dhe mirënjohje të thellë, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike,” u shpreh Rama gjatë takimit me liderin e Emirateve.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri shtoi: “Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë.”
Sheikh Muhammed Bin Zayed mbërriti në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës, në një vizitë të shkurtër, e cila konsiderohet e një rëndësie të veçantë për marrëdhëniet mes dy vendeve.