Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me komunikimin live në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’sy”. Rama foli për hapjen e grup-kapitullit të ri të negociatave ditën e djeshme teksa shtoi se Bashkimi Europian është më e interesuar se asnjëherë për zgjerimin. Ai tha se u nioni shikon te Shqipëria një aktor me besueshmëri të lartë. Rama foli për sondazhet duke thënë se asnjë prejt tyre nuk e nxjerr dot opozitën partisë së tij sa të mund të flitet për një rikthim të PD-së në pushtet. Ai vijoi të ironizonte kundërshtarët duke thënë se më shumë kandidatë erdhën nga Big Brother se nga Primaret. Rama vijoi të ironizonte drejtuesin e fushatës së PD-së Chris LaCivita duke tënë se ky i fundit kishte deklaruar për statusin “non grata” të Berishës se nuk kishte siguri nëse hiqej. Kryeministri shtoi se non gratën e ka konsideruar trup të madh dhe sipas tij sikur mos të kishte ndodhur do kishte qenë 100 herë më mirë. Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës Sy m’sy, u pyet lidhur me një rast të ndodhur një ditë më parë, në Lushnje për vjedhjen e votës. Rama e konsideroi si një krim të rëndë, ndërsa paralajmëroi që një gjë e tillë të mos bëhet nga askush. Kryeministri gjithashtu tha se këneta ka shumë para. Rama po ashtu ngre pikëpyetje për shumë e parave që opozita ka paguar për drejtuesit politik të fushatës Chris LaCivita. Rama vijoi dhe sot me kometet për drejtësinë duke e konsiderua refomën si arritje të qeverisjes së tij. Sot ai u ndal në komentet veçanërisht për kreun e SPAK Altin Dumanin duke e cilësuar si një burrë të zotin, të ndershëm dhe me integritet. Ai shtoi se Dumani prej shumë vitesh ishte prokuror, por më parë emri i tij nuk është dëgjuar sepse drejtësisë i mungonte fuqia që ka sot nga reforma. Rama deklaroi sot në rubrikën “Sy m’sy” se nuk ka asnjë anëtar të qeverisë në burg. Ai tha se të gjithë ata që janë marrë në hetim dhe janë dërguar para gjykimit, nuk kanë qenë anëtarë qeverie në atë kohë që ka ndodhur por shumë më përpara. Gjithashtu Rama shtoi se shprehja që i thonë se “ke gjysmën e qeverisë në burg” është qesharake. Një ndjekës e ka pyetur Ramën se kur do të zhvillojë vizitën në SHBA, ndërsa dikush tjetër më herët e pyeti nëse e kalon dot oqeanin. Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim apo urgjencë për një vizitë në SHBA për të takuar presidentin apo të tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds