Për shkak të fluksit të lartë të automjeteve nga ardhja e emigrantëve për të festuar festat e fund vitit në vëndin e tyre ,vitit 2025 ka nisur me aksidente në qytetin e Fierit.

Nje aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-  Levan ku 3 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin . Sipas deshmitarëve  në venngjarje një autobot ka prerë rrugën dhe si pasoje dy mjete janë përplasur duke shkaktuar 3 të plagosur të cilët  janë dërguar me urgjencë në spitalin  rajonal  Fier ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Policia ka arritur në vendngjarje për të  kryer procedurat dhe  për të zbardhur shkaqet e aksidentit .

Sakaq një aksident tjetër  ka ndodhur në aksin Fier- Libofshë në vendin e quajtur  Petovë . Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë një prej drejtuesve ka mbetur i lënduar . Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca të cilët kanë  transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier drejtuesin e automjetit. Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor i cili ka kryer të gjitha veprimet procedurale pë të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *