Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperatura relativisht të larta që do të arrijnë deri në 27 gradë. Meteorologët  thonë që janë temperaturat normale të pranverës.

Por temperaturat e larta deri në 15-18°C mbi mesataren 1991-2020 u regjistruan në rajonin e Ballkanit në pesë ditët e fundit të marsit 2024. Qindra rekorde mujore të temperaturës janë thyer në shumë vende të Evropës Lindore dhe Ballkanit, ndërsa në disa vende është shënuar një rekord kombëtar i temperaturës për muajin mars. Shqipëria ka shënuar për muajin mars 29.6 °C.

Viti 2024 ështe parashikuar që do të jetë një nga vitet më të nxehtë në regjistrat botërore nga shkencëtarët e klimës. Shpejtësinë e ngrohjes globale, e cila nisi të përshpejtohet në vitin 1970 nuk po ndalon dhe 2024 do të jetë edhe më nxehtë se viti 2023 që na befasoi sa u përket temperaturave. Për të mos u harruar është fakti se gjatë vitit që lamë pas, kemi qënë dëshmitar të ngjarjeve të klimës ekstreme dhe shpeshherë fatale, në të gjithë botën.

Kombinimi i ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu nga djegia e karburanteve fosile për energji, së bashku me shkatërrimin e pyjeve, plus faktorë tjerë si një El Niño i ngjarë natyror, kanë ngritur nxehtësinë rekord të vitit 2023.

Fatkeqësitë nga përmbytjet fatale në Libi dhe Greqi deri te temperaturat globale mesatare që nuk janë parë ndonjëherë më parë, së bashku me nxehtësinë rekord të oqeaneve, janë ngjarje që kanë ndikuar drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.

Kjo ka çuar në një debat mes disa shkencëtarëve të klimës lidhur me shpejtësinë e ngrohjes globale.

Edhe në Shqipëri ndryshimet klimatike globale mund të sjellin periudha më të nxehta krahasuar me një vit më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *