Çdo vit në stinën e ftohtë fëmijët preken nga infeksionet virale dhe nga viruse thonë mjekët në Pediatrinë e Lushnjës. Infeksionet e rrugëve respiratore dhe rrugëve intestinale janë karakteristike për këtë periudhë.
Fluksi i nisur në muajin dhjetor vazhdon edhe ne ditët e para të janarit. Nga 70 deri 80 fëmijë të moshave të ndryshme kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Pediatri. Raste të rënda nuk kemi patur, edhe pse ka patur rreth 10 shtrime në ditë, thotë mjekja pediatër Hatixhe Spahiu.
Rikthimi i fëmijëve në shkolla e kopshte këtë semester të dytë pas gati dy javë pushimesh dimërore po ndikon në përhapjen e virozave të stinës. Mjekja jep disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve.
Raste me covid nuk ka përveç dy rasteve në muajin dhjetor, pasi të gjithë pacientët kryejnë testin e covid.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”7O2Uss0eZWk”]