Pema më e rëndësishme e momentit dhe që kultivohet gjerësisht nga të gjithë fermerët e zonës së darësisë është ulliri.
Gjatë 20 viteve të fundit,në kodrat e darsisë nuk është ndalur nga fermerët së mbjelluri pemën e ullirit ,kryesisht varietet e reja.Në këto ditë dimri sezoni i vjeljes së ullinjve ka arritur pikun në këtë zonë.
Fermerët shprehen se prodhimi i këtij viti është i mbar,cilësia është e lartë,por këtë vit problem është volumi i vajit pasi për shkak të kushteve jo të mira klimaterike është më i ulët në krahasim me vitet e tjera.
Por vec kësaj fermerët e kësaj zone hasin probleme të mëdha me rrugët të cojnë nëpër ara. Pasi ata janë të detyruar të marrin traktora për të shkuar në parcelat e ullinjëve për të marrë prodhimin,sepse makinat nuk mund të kalojnë.
Ka disa ditë që Bashkia Lushnjë ka nisur hapjen e këtyre rrugëve gjë e cila është shumë e vonuar,Sakaq këto punime duhet të ishin bërë gjat verës pasi tani në dimër moti i keq mund ti bëj të pa kalueshme këto rrugë për shkak të baltës ose rrëshkitjes së dheut.
Të gjithë fermërët përpiqen ti kryejnë të gjitha proceset që kërkon kultura e ullirit por shumica prej tyre e kanë të vështirë periudhën e vjeljes,pasi kërkon fuqi punëtore dhe shumica prej tyre kanë mbetur vetëm moshat e treta,ndonëse tek ndonjë familje mund të kthehen fëmijët e tyre disa ditë nga emigracioni për të ndihmuar prinderit.Ndërsa ka dhe familjarë që janë bashkuar së bashku për të vjelur parcelat me rradhë,në mënyrë që ti përfundojnë sa më shpejt .
Banorë të tjerë shprehen jasht kamerave se përvec se mezi e presin këtë periudhë ,na streson fakti nëse do të arrijmë ta vjelim në kohë.
