Procesi i rinumërimit të votave në Pallatin e Sporti “Farie Hoti” për qarkun e Fierit vijon ndërsa deri më tani janë numëruar 456 kuti. Sot është dita e tretë e rinumërimit ndërsa kanë mbetur edhe 131 kutitë për tu numëruar.
Nga të dhënat paraprake rezulton se PS i janë hequr 15 vota ndërsa koalicionit ASHM i janë shtuar 102 vota. Rinumërimi i votës për qarkun e Fierit, ndryshe nga ai i Tiranës, prodhoi një numër më të madh votash të shtuara ose te hequra padrejtësisht kandidatëve në listë të hapur.
Ndryshimet kanë ulur shpresat e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet për t’i marrë një mandat PS-së dhe për të futur në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Koalicionit të Adriatik Lapajt i duheshin 519 vota për të marrë mandatin por nga rinumërimi deri më tani i janë hequr 7 vota.
