Vijojnë punimet për  rikonstruksionin e shkollës së mesme “Jani Nushi “ dhe palestrës pranë kësaj shkolle.

Ky  rikonstruksioni ishte  një domosdoshmëri për komunitetin që frekuentonte  këtë shkollë pasi kishte mbi 50 vite pa u rikonstruktuar.

Punimet për këtë projekt kanë filluar gjatë shtatorit të vitit të kaluar dhe pritet të përfundojnë në muajt në vijim ,me qëllim që nxënësit vitin e ri arsimor2025-2026 ta fillojnë ne ambjentet e reja të shkollës.Vlera investuese e këtij projekti është 73,460,940 lekë me TVSH.

Nxënësit e kësaj shkolle janë trasferuar përkohësisht tek shkolla 9-të vjeçare “Kongresi i Lushnjës”derisa të kenë mundësinë të mësojnë në ambjentet e reja dhe modern të shkollës së tyre me kushtet optimale dhe bashkohore.

Në projektin e rikonstruksionit të shkollës janë parashikuar dhe hartuar duke shfrytëzuar të gjithë ambjentet ekzistuese dhe duke bërë një rishpërndarje të funksioneve në këto hapësira.Do të realizohen mjediset e nevojshme, funskionale duke ndërtuar klasa me parametra optimal.Gjithashtu janë parashikuar hapësira e bibliotekës, salla studimi, laboratorë kimie, biologjie, sallë informatike dhe të gjitha zyrat për pjesën administrative të shkollës .

Gjithashtu një rikonstruksioni total i është  nënshtruar dhe palestrës së shkollës ku do të organizohet me ambjentet ndihmëse si dhomat e zhveshje për meshkuj dhe femra, dhoma e mësuesit, hapësirat e dusheve dhe tualeteve.

Sakaq qëllimi kryesor i këtij projekti, është krijimi i kushteve bashkëkohore të mësimdhënies dhe jetesës në hapsirat e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds