Gjashtë koka njerëzish janë gjetur në një rrugë që lidh shtetet e Tlaxcala dhe Puebla në Meksikën qendrore.Zbulimi u bë nga shoferët dhe u konfirmua nga zyra e prokurorit në Tlaxcala, ku u gjetën mbetjet njerëzore.

Një kafkë njeriu dhe mbetje të tjera u gjetën gjithashtu në qytetin perëndimor të Colimës. Kokat e gjetura në Tlaxcala i përkisnin gjashtë burrave, tha zyra e prokurorit duke shtuar se kishte nisur një hetim. Sipas raportimeve një shënim i gjetur në vendngjarje tregon për larje hesapesh midis bandave rivale të përfshira në vjedhjen e gazit natyror.

Edhe pse raportohet se bandat e specializuara në trafikun e drogës dhe karburantit veprojnë në shtetet e Puebla dhe Tlaxcala, ky rajon i Meksikës nuk ka qenë pjesë e dhunës që ka përfshirë shtetet në veri dhe në bregdetin e Paqësorit për njëzet vitet e fundit. Më 30 qershor, 20 trupa u gjetën në një rrugë në Sinaloa përfshirë pesë të dekapituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *