Një 15-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi i riu qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez. Policia bën me dije se ata kanë bërë të mundur kapjen e arrestimin e të miturit me inicialet A. K.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri dhe një dorezë metalike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 15-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe një dorezë metalike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, bazuar në informacionet e marra se një i mitur qarkullonte me armë zjarri, në Fushë-Mëzez, kanë organizuar punën dhe finalizuar në kapjen e arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur A.K, 15 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 15-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe një dorezë metalike (përforcues grushti). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.