Bashkia e Lushnjës vendosi 3 kosha të rinj, të vegjël në lulishten e qytetit në funksion dhe shërbim të mbajtjes pastër të mjedisit, është edhe vendi më i preferuar për të moshuarit dhe fëmijët dhe për pasojë vendi me intensitet më të madh lëvizje i qytetarëve.
Në atë lulishte qytetarët ecin, luajnë, bisedojnë, konsumojnë diçka të shpejt së bashku me pëllumbat dhe Bullicën, është vendi ynë i veçantë në qytet.
Pas kronikës së RTV 4Plus për mungesën e koshave për hedhjen e mbeturinave në lulishte dhe gjendjen e mjeruar të saj mes plehrave, kronikë e cila u përkrah nga qytetarët lushnjarë, Bashkia reagoi duke vendosur 3 kosha të vegjël për mbeturinat.
Një lulishte është e kompletuar, kur ka drurë, gjelbërim me stola e kosha, thonë qytetarët jasht kamerave, por edhe pse janë solidarizuar me kronikën tonë për të mbajtur pastër mjedisin, pasi e pranojnë që edhe ata kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë, sot kamera jonë filmoi përsëri mbeturina të hedhura në lulishte.
Ftojmë qytetarët, që t’i përodrin këto kosha për hedhjen e mbeturinave, se një ambient i pastër është punë e përditshme që kërkon bashkëpunimin e të gjithëve.
