Çmimet e ushqimeve rriten çdo ditë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se krahasuar me gushtin e një viti më parë buka, bulmeti, mishi dhe zarzavatet që shqiptarët konsumuan muajin e shkuar ishin 9% më të shtrenjta.
Sipas Instat krahasuar me muajin gusht 2022 rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin “Ushqime dhe pije joalkolike” me 7.8%. brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 20.8%, pasuar nga nëngrupet “mish” me 9.6%, “qumësht, djathë, vezë” me 9.1%, “fruta” me 7.7%, “bukë dhe drithra” me 2.3% etj.
Emigrantët ishte njëri nga faktorët që ndikoi në rritjen e çmimeve, me largimin e tyre çmimet kanë pësuar një rënie të lehtë, thonë tregtarët në Tregun e Fruta-Perimeve pranë stadiumit.
Shqetësim tjetër i tyre është tarifa e lartë e vendit dhe mospagesa e saj nga tregtarët që vijnë nga fshatrat.
Disa nga çmimet sot ne Tregun e Futa-Perimeve janë: patatja 70 lekë të reja, qepa 70 lekë të reja, domatet e fushës 100 lekë të reja, pjeshkat 100 lekë të reja, specat 60 lekë të reja, trangulli 100 lekë të reja etj.