Provimi kombëtar për 11-vjeçarët e klasave të pesta i cili ka disa vite që zhvillohet në Shqipëri, nga prindërit dhe mësuesit quhet i panevojshëm dhe që ngarkon nxënësit emocionalisht. Mësuesi Klement Çela e konsideron provimin e klasës së 5-të të paefektshëm, pasi nxënësin e vlerëson shumë mirë mësuesi i klasës.
Rezultatet e VANAF-it i duhen Ministrisë së Arsimit për të parë nivelin e arritjes në përfundim të ciklit të fillores.