Tre persona, dy shtetase vietnameze dhe shtetasi shqiptar Xh.S. u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal dhe për veprat penale parashikuar nga neni 115 dhe 300 i K.Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370, të vitit 2025, rezultoi se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë disa shtetase të huaja të cilat janë organizuar nga një person në qytetin e Beratit ende i paidentifikuar. Shtetaset në fjalë, deklaruan se kishin ardhur për turizëm por me pas duke pasur nevojë për më shumë para për biletën e kthimit, vendosën të kryejnë këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Shtetaset e huaja ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës në një apartament me qera të rezervuar nga “Airbnb” dhe kishin edhe një faqe web me numrat e tyre të kontaktit shërbimet që ofronin.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat në bashkëpunim me në bashkëpunim me Drejtorine Vendore te Policise Berat, arriti të zbulojë vendndodhjen dhe aktivitetin e paligjshëm.
Pas kontrollit të apartamentit në posedim nga shtetasi Xh.S., u konstatuan valuta të huaja dhe para shqiptare.