Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre.
Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin :
-A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
