Ushtria e Shteteve të Bashkuara po përgatitet për mundësinë e operacioneve ushtarake disa javëshe kundër Iranit, në rast se presidenti Donald Trump jep urdhrin për sulm. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila citon dy zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të planifikimit.

Sipas burimeve, përgatitjet ushtarake parashikojnë skenarë që shkojnë përtej një goditjeje të kufizuar, duke lënë të hapur mundësinë e një fushate më të zgjatur nëse situata përshkallëzohet. Një konflikt i tillë do të ishte ndër më seriozët mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani në dekadat e fundit.

Zhvillimet vijnë në një moment kur diplomacia mes dy vendeve vijon paralelisht. Sipas raportimeve, në Gjenevë pritet të mbahen raunde të reja bisedimesh diplomatike, ku një delegacion amerikan i përbërë nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të takohet me përfaqësues iranianë, me ndërmjetësimin e Omanit.

Në të njëjtën ditë, përfaqësuesit amerikanë do të marrin pjesë edhe në bisedime trepalëshe me delegacione nga Rusia dhe Ukraina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds