Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për dy shtetas, të dyshuar për kontrabandë mallrash ushqimore nga Greqia.

Shtetasi V. Xh., 50 vjeç, banues në Leskovik, u kap në aksin rrugor “Tre Urat-Leskovik”, ku në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara si të kontrabanduara.

Gjithashtu, në hetim është përfshirë edhe S. K., 39 vjeç, banues në Korçë dhe me detyrë doganier në pikën kufitare Tre Urat, pasi dyshohet se nuk ka kryer procedurat e zhdoganimit të mallrave.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky nuk eshte raste i pare qe prokuroria e Korçes ka proceduar penalisht punonjes te doganave ne juglundje te vendit kryesisht per kalim te mallrave te pa zhdoganuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds