Kisha “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” gjatë ditës së djeshme priti urime për festën e Pashkëve ortodokse nga qytetarë të shumtë, përfaqësues të besimeve të tjera fetare si dhe  përfaqësues të politikës lokale dhe deputetë. Fillimisht, anëtarë të këshillit bashkiak të Partisë Demokratike, të shoqëruar nga deputeti Saimir Korreshi, përcollën urimet e tyre për besimtarët.

Më pas, në kishë mbërriti edhe Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, e shoqëruar nga nënkryetaret Maldrita Bardho dhe Eldira Mezini, si dhe deputetët Elton Korreshi dhe Asfloral Haxhiu, së bashku me Kryetarin e këshillit bashkiak Erjet Dhima. Ata shprehën urimet e tyre për Pashkët, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste për besimtarët dhe komunitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds