Ura e ndërtuar mbi emisarin që derdh në det ujërat që vijnë nga hidrovori i Tërbufit ka nisur të funksionojë këtë verë! Kjo vepër e ndërtuar me kërkesë ekskluzive të deputetit të mëparshëm të zonës Erjon Braçe, lidh fshatin Sulzotaj me Divjakën. Por ura nuk lidh vetëm fshatin, ajo shkurton distancën e nxjerrjes në tregun e Divjakës të produkteve të tokave të kësaj zone që njihet ndryshe si zona e Kularit.
Fermerët nga ana e tyre shprehen se ndërtimi i kësaj urë i ka ndihmuar shumë dhe lehtësuar përditshmërinë e tyre dhe janë falenderues qeverisë, ndërsa mbeten me shpresë se mund të asfaltohet në të ardhmen rruga që lidh fshatin e tyre Sulzotaj me Divjakën.