Një nga urat më të rëndësishme në Patos, ajo e Belinës rrezikon shembjen për shkak të mjeteve të shumta të tonazhit të rëndë që kalojnë çdo ditë në të për të kryer transportin në zonën naftëmbajtëse të Marinzës. Banorët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë urë pohojnë se ura është gati 50- vjeçare, por gjatë 4 viteve të fundit një pjesë e strukturës së objektit lidhës është dëmtuar dhe përbën rrezik për drejtuesit e automjeteve. Ata theksojnë se dëmtimet më të mëdha janë në pjesët e këmbëve të urës. 

Ndërkohë harkimi i urës shihet me sy të lirë, por edhe një segment i konsiderueshëm i aksit rrugor në të dy anët ë rrugës është çarë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. 

Me këtë situatë problematike shumëvjeçare, banorët pohojnë se asnjë nuk po merrë masë për ndryshimin e saj dhe i frikësohen faktit se nga dita në ditë ura rrezikon shembjen. Banorët dhe shoferët e automjeteve urojnë që në atë moment në të, të mos kalojë asnjë automjet ose banorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds