Prodhimi i duhanit në Kurjan të Roskovecit është ulur ndjeshëm nga mungesa e politikave mbështetëse nga shteti  si dhe mungesa e fuqisé punëtore. Kultivuesi i vetëm, Novruz Kuka, i cili vijon traditën e kultivimit të kësaj kulture që pas viteve 90-të, tregon se gushti  shënon fazën e vjeljes dhe të tharjes së duhanit. Ky është viti me prodhimin më të dobët në më shumë se tre dekada, 2 tonë e gjysëm krahasuar me 4 tonë të sezonit të kaluar, thotë fermeri Kuka.

Ndihma e shtetit na ka munguar totalisht, thotë Kuka, ndërkohë që tashmë punon vetëm me bashkëshorten e tij në mungesë të fuqisë punëtore. Çmimi i shitjes është 5-6 mijë lekë për kilogramê thotë Kuka, sipas cilësisë, dhe duhani është një ndër kulturat më fitimprurëse, por duhet stimuluar. Disa fermerë të tjerë në zonë  shfaqën interes për këtë culture, thotë Kuka, por duke mos gjetur siguri nga shteti për të krijuar ura lidhëse me firma serioze , nuk janë entuziastë për ta rikthyer sërish këtë kulturë fitimprurëse në traditë.

Sipërfaqja e kultivuar me duhan në njësinë administrative Kurjan, para ndërrimit të sistemit arrinte në 200 ha, ku prodhimi arrinte 3000 kv në vit, i cilësisë maksimale, i cili shkonte i gjithi për eksport. Ndërsa sot , e gjithë vëmëndja e fermerëve të kësaj zone është përqëndruar te kultivimi i ullirit , duke e lënë duhanin në nostalgjinë e së shkuarës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *