Familja katër antarëshe e Ardian Avdiajt nga fshati Selishtë i njësisë administrative të Cakranit jeton me të ardhurat që nxjerr nga shitja e gjelave të detit. Ai për këtë vit ka rritur 200 krerë pula e gjela deti ku deri më tani në kto ditë të fundvitit 2023 ka shitur 140 krerë e ka pa shitur edhe 60 të tjerë.Ardianin dhe bashkëshorten e tij Alidën i takuam në vëndin e tyre të punës ku dalin e shesin gjelat e detit, në kryqëzimin  e autostradës Levan Tepelenë me atë të fshatit Selishtë. Aty dalin çdo ditë bashkë burrë e grua dhe me tufën e gjelave të detit.Bashkëshortja e tij Alida na tregon se rritja ka vështirësi për gjatë gjithë vitit, përgatitja e ushqimit, misër i bluar, bar i njomë, por edhe ullinjë kur kullosin në  tokat që kanë ullinj, prandaj mishi i tij është i ngjeshur, pa dhjam dhe me shije të veçantë.Duke ju uruar shitje sa më shumë në këtë orë të fundvitit çiftin Ardian dhe Alida Avdiaj ju urojmë gëzuar dhe një vit të mbarë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”LPuI00vpqfE”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *