Gjatë kësaj jave pritet ulja e temperaturave nën zero gradë.
Bashkia ka marrë të gjitha masat që në institucionet arsimore si shkollat, kopshtet e çerdhet sistemi i ngrohjes të jetë funksional. Çerdhet dhe kopshtet ngrohen me kondicionerë, në 15 shkolla ngrohja bëhet me kaldaja dhe në shkollat e tjera ngrohen me ngrohës me energji elektrike dhe dru zjarri. Ndërkohë është bërë furnizimi me lëndën përkatëse për funksionimin normal, por hasim probleme me energjinë elektrike, thotë Muharrem Sharka Përgjegjës i Sektorit të Arsimit në bashki.
Përsa i përket problematikave të rëndësishme brenda objekteve nuk kemi patur, vetëm tek shkolla “Karbunarë e Vogël” për shkak të përroit që kalon para shkollës, u shpreh Sharka.
