Ujku bën kërdinë në fshatin Karbunarë e Sipërme, vetëm 5 km larg qendrës së Lushnjës. Kanë qenë orët e para të mëngjesit të së dielës, kur egërsira ka hyrë në tufën e bagëtive të Namik Sinanit dhe ka dëmtuar dele dhe dhi.

Sipas fermerit ka pasur 80 kokë dele e dhi, nga të cilat kanë mbetur rreth 12 krerë dhe nga ato gjysmat janë të kafshuara nga ujku dhe nuk japin shpresë se mund të jetojnë.

Tufa me bagëti është trembur nga kafsha e egër dhe ka dalë jashtë stanit, por egërsira nuk është mjaftuar me kaq, por i ka drejtuar larg fshatit rreth 4 km dhe një pjesë e tyre kanë ngordhur rrugës.

Zoti Sinani tregon që është bari  që në moshën 12 vjeç dhe të vetmen të ardhur për familjen ka patur bagëtitë. Tashmë i ka mbetur vetëm kërraba.

Kafshët e egra që cilat prej vitesh shtohen dhe qarkullojnë pranë qëndrave të banuara kanë dëmtuar edhe kafshë të tjera shtëpiake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *