Banorët e fshatit Dushkkanë kërkuar vazhdimisht pranë autoriteteve vendore, njësisë administrative dhe bashkisë Lushnjë që të ndërhyhet për rregullimin e kanalizimeve të ujërave të zeza qëdalin në sipërfaqe nëpër rrugët e fshatit, por ende asnjë përgjigje. Temperaturat e larta që rriten nga dita në ditë, përveç erës së rëndë që ndot të gjithë zonën mund të shkaktojnë edhe përhapjen e ndonjë epidemie, pasi përveç ujërave të zeza nëpër kanale ka gjithfarë lloj mbetjesh duke përfshirë edhe ato shtazore.  Banorët kanë kërkuar vazhdimisht që të ndërhyhet për t’u zgjidhur kjo situatë, por ende asnjë zgjidhje. Më e rëndë është situata për ata që vuajnë nga sëmundjet, kryesisht moshat e treta dhe fëmijët e vegjël.

Situata e krijuar ndërlikohet edhe më shumë nga një fenomen tjetër, pasi ujërat e zeza të ndotura kalojnë në kanalin kullues dhe përfundojnë 4 metra larg puseve që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Lushnjës dhe rrethinat.

Vite më parë, ky shqetësim është zgjidhur duke devijuar derdhjen e ujërave të zeza në një kanal alternativ, por me kalimin e viteve, përsëri ujërat e zeza të Dushkut kanë përfunduar atje ku kanë qenë, në afërsi të stacionit të pompimit të ujit që furnizon Lushnjën me ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds