Një skandal Në dosjen hetimore të AKSHI-t ka dalë në pah nga regjistrimet e bisedave mes Ergys Agasit, Ermal Beqirajt dhe Mirlinda Karçanajt, të cilat dokumentojnë diskutime mbi çështje të ndjeshme dhe veprime të mundshme ligjore. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar detaje nga këto regjistrime, të kryera me kamera në zyrë dhe të lidhura gjithashtu me telefonin e vendit të punës.

Regjistrimet tregojnë se Beqiraj diskutonte rëndësinë e informacioneve, duke theksuar se ai ishte më i madh se numrat, ndërsa Agasi e konfirmonte seriozitetin e situatës dhe njoftonte se tashmë ishin arritur nivele shumë të larta.

Në vazhdim, Agasi përgatitej për kallëzim penal ndaj një personi të quajtur Nardi, duke theksuar se ky i fundit kishte zbuluar “sekret shtetëror”. Gjatë këtyre diskutimeve, Karçanaj ishte e pranishme, por më pas u largua.

Pjesë nga bisedat:

Ermal Beqiri: Informacioni është një gjë shumë më e madhe se numrat

Ergys Agasi: Ueee

Beqiri: Ça me i bo atij…

Agasi: Nuk e diskuto fare mo burrë, tani jemi goxha shumë shumë lart

Agasi: E ke bërë gati kallëzimin penal për Nardin se ka nxjerrë sekret shtetëror. Edhe filloi pastaj e pa situatën si shkoi, filloi prap jo Nardi kshu jo ashtu, filloi t’u shpjegu.

Karçanaj largohet.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *