Interpol Tirana ka njoftuar se është realizuar me sukses ekstradimi i Bujar Shegës, 52 vjeçar, nga Milano në Shqipëri.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, duke u konsideruar pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të drejtuar nga Suel Çela.

Procedura e ekstradimit u finalizua pas një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Bujar Shega, i lindur në Elbasan, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në Itali.

Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ky rast thekson angazhimin e autoriteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds