Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim ankimimin e Ramës për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërkohë që nuk bëhet e ditur se kur do të mbahet mbledhja për të dhënë verdiktin final.

Në këtë seancë u vendos për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga GJKKO. Vendimi u mor pas aferave korruptive që impikojnë Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

Kujtojmë se javën e kaluar shqyrtimi i kërkesës u shty për sot, ndërsa shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet.

Kushtetuesja duhet të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen.

HETIMI
Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Në të dy rastet dyshohet se fituesi është paracaktuar. Prokuroria e posaçme ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *