Si rezultat i hetimeve të specializuara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “July”, i cili kishte në fokus zbardhjen e një sërë vjedhjesh me dhunë të ndodhura gjatë muajit korrik në qytet.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Hasan Zylfa, 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është autor i tre rasteve të vjedhjeve me dhunë, konkretisht:

Më datë 01.07.2025, i ka marrë me dhunë një varëse floriri një shtetaseje 59 vjeçe;

Më datë 14.07.2025, ka kryer të njëjtin veprim ndaj një shtetaseje 25 vjeçe;

Më datë 16.07.2025, i ka grabitur varësen nga qafa një gruaje 46 vjeçe.

Policia po vijon hetimet për të dokumentuar edhe ngjarje të tjera të mundshme në të cilat ky shtetas mund të jetë i përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds