Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, duke nderuar Kapiten Arben Anamalin, i cili humbi jetën gjatë një aksioni heroik për shpëtimin e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.

“U prehsh në paqe, dëshmor i atdheut,” shkruan Kryeministri në postimin e tij, duke e cilësuar kapitenin si një hero të Republikës, që u vetësakrifikua për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

Arben Anamali ishte drejtues i anijes turistike të Bashkisë Shkodër dhe ndërhyri pa hezitim për të ndihmuar dy turistë që rrezikonin të mbyteshin në ujërat e liqenit. Ai arriti t’i shpëtojë, por për fat të keq humbi jetën gjatë misionit shpëtimtar.

“I paharruar, Kapiten Arbeni,” përfundon postimi i Kryeministrit, duke ngushëlluar familjen dhe të gjithë qytetarët për këtë humbje të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds