Deputetët e opozitës bllokuan mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Për pasojë Komisioni i Reformës Zgjedhore u pezullua. Bllokimi i mbledhjes nga opozita, u vendos sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD në orën 10:00.
Sikurse shihet edhe nga pamjet shikohet demokrati Flamur Noka që debaton me bashkëkryetarin e Komisionit Zgjedhor nga radhët e mazhorancës, Damian Gjiknuri. “Mesazhi është i qartë, nuk lejojmë “Rama reformë””- shihet të thotë Noka në një moment të takimit.
Demokratët e Rithemelimit nuk pranojnë përfaqësimin në Reformën Zgjedhore nga kolegët demokrat të PD-së zyrtare, duke thënë qartë se nuk kanë besim. Rithemelimi ka caktuar për bashkëkryetar Oerd Bylykbashin, duke mos pranuar Enkelejd Alibeajn.
Blendi Klosi anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore dhe më pas të gjithë socialistët e tjerë u larguan nga mbledhja.
Gazment Bardhi ka folur për mediat pas komisionit të Reformës Zgjedhore. Ai u shpreh se opozita nuk bllokoi komisionin, por ishte mazhoranca që kërkoi t’i hidhte sy qytetarëve. Bardhi u shpreh se Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk do pjesëmarrjen e opozitës në komision. Bardhi shtoi se opozita dëshiron të marrë pjesë në Komision po nuk po lejohet ta bëjë një gjë të tillë. Bardhi deklaroi se opozita do të bëjë të pamundurën për një reformë zgjedhore të lirë për qytetarët dhe të mos ketë pazare.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”X7zpGbA8jXE”]
