Një operacion i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë ka goditur një grup kriminal për rrjetin e shpërndarjes së drogës. Gjithsej janë lëshuar 52 urdhërarreste në të dy shtetet, ku janë ekzekutuar disa prej tyre.
Mes emrave të personave të arrestuar është dhe avokati Armand Tragaj, i cili ka qenë dhe sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës. Tragaj si avokat është i njohur për mediat, për shkak të klientëve që ka përfaqësuar në gjyqe. Një ndër ta Tragaj ka qenë dhe avokat i të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.