Nuk është paraqitur në Gjykatën e Shkallës së parë të Rrethit Gjyqësor Fier, mjeku imazherist i Spitalit Rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj. Sipas burimeve për arsye shëndetësore, ai është përfaqësuar nga avokati i tij Xhevair Morina.
66- vjeçari ra në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke i marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Taullaj ra në prangat e bluve të Fierit, pas një hetimi 4- mujor në bashkëpunim me Prokurorinë , dhe u arrestua në përfundim të operacionit policor të koduar ”Imazheria”.
Mjeku imazherist do të dilte sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtare Aurora Tusha dhe prokuror Leonard Suçi, teksa mbi të rëndojnë veprat penale “ Shpërdorim i detyrës”, dhe “ Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Gjithashtu ky shtetas shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës , vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier. Si provë materiale gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan si provë materiale, shuma e lekëve që i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin, 1.857. 000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar.
