Turistët janë evakuuar të martën nga monumenti ikonë i Parisit, Kulla Eifel, pas raportimeve për një zjarr në një nga boshtet e ashensorit të saj midis katit të parë dhe të dytë.

Zjarrfikësit e Parisit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shuar flakët, teksa janë evakuuar rreth 1200 njerëz u nga policia. Zjarri është vënë nën kontroll.

Atraksioni turistik dhe një nga kullat më të famshme në botë vizitohet mesatarisht nga 15,000 deri në 25,000 vizitorë në ditë.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *