Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë se qytetet amerikane do të kthehen në vende stërvitjeje ushtarake. Ai u ka thënë gjeneralëve se dëshiron ti përdorë qytetet, si fusha stërvitjeje për ushtrinë. Gjatë fjalimit para qindra udhëheqësve ushtarakë të cilët kishin ardhur nga e gjithë bota, Trump i cilësoj trazirat civile si luftë dhe armik nga brenda.

Trump shtoi se situata nuk duhet të dalë jashtë kontrollit. Kjo vjen pasi Trump vendosi trupa të Gardës Kombëtare në Uashington DC, Los Angeles dhe Portland, Oregon, gjatë një goditje kundër krimit dhe për të mbështetur zbatimin e ligjit për imigracionin. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se do të kishte standarde të reja fizike për meshkujt dhe për zyrtarët ushtarakë.

BBC raportoi se Trump, përsëriti kritikat e tij ndaj qyteteve të udhëhequra nga demokratët dhe tregoi se do të vazhdonte përdorimin e ushtrisë për zbatimin e ligjit.

“Janë vende shumë të pasigurta dhe ne do t’i rregullojmë një nga një. Është një luftë nga brenda. Kontrolli i territorit fizik të kufijve tanë është thelbësor për sigurinë kombëtare. Ne nuk mund t’i lejojmë këta njerëz të hyjnë,” tha Donld Trump.

Eventi filloi me një fjalim nga Hegseth, i cili njoftoi se ushtria amerikane do të kërkojë që luftëtarët të përmbushin standardin më të lartë mashkullor në testet e fitnesit fizik. Hegseth pranoi se ky veprim mund të përjashtojë disa gra nga shërbimi.

“Standardet duhet të jenë uniforme, neutrale ndaj gjinisë dhe të larta”, tha Hegseth.

 Ai u mbështet nga Trump, i cili foli më pas. Fjalimi i tij u përqendrua në kulturën e ushtrisë amerikane, stërvitjen dhe lidershipin, duke përfshirë programet DEI dhe promovimin e një grupi oficerësh që nuk i kushtojnë vëmendje rrezikut.

Përveç njoftimit të ndryshimeve në standardet fizike, Hegseth deklaroi se ky do të jetë fundi i epokës së paraqitjeve joprofesionale, duke përfshirë përjashtimet nga mjekra dhe procedurave të ankesave anonime, si pjesë e ndryshimeve më të gjera departamentale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *