Presidenti amerikan, Donald Trump e konsideron të papërshtatshem njoftimin e homologut të tij rus Vladimir Putin ne lidhje me testin e suksesshëm të një rakete ruse me mbushje bërthamore.

“Është e papërshtatshme që Putin ta thotë këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë. Kjo luftë njëjavore së shpejti do të hyjë në vitin e saj të katërt. Kjo është ajo që ai duhet të bëjë në vend që të testojë raketa”, deklaroi ai.

“Ky eshtë një krijim unik që askush tjetër në botë nuk e ka”, tha presidenti rus duke shtuar se ”Burevestnik” ka rreze veprimi të pakufizuar.

”Gjatë testit të fundit më 21 tetor, raketa me rreze veprimi kaloi rreth 15 orë në ajër, duke bërë mbi 14 000 kilometra fluturim”, tha kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus Valery Gerasimov.

“Ata e dinë që ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të mirën në botë, pikërisht pranë brigjeve të tyre”, theksoi Donald Trump.

Presidenti amerikan ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të paqëndrueshme me homologun e tij rus.

Donald Trump, pasi përmendi një takim shumë të afërt me Vladimir Putin në Budapest, Hungari, u tërhoq.

Ai deklaroi të shtunën se nuk do të humbte kohë duke planifikuar një takim tjetër me presidentin rus pa një marrëveshje në horizont për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara njoftuan gjithashtu sanksione javën e kaluar kundër dy gjigantëve rusë të naftës, ”Rosneft” dhe ”Lukoil”, masat e para të mëdha të ndërmarra nga Donald Trump kundër Rusisë që nga kthimi i tij në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *