Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një konferencë për shtyp gjatë një samiti të NATO-s se sulmet ajrore amerikane ndaj Iranit shkaktuan një “zhdukje totale” të kapaciteteve bërthamore të vendit.

I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, Trump tha se është i bindur që Irani nuk do të jetë në gjendje të zhvillojë armë bërthamore për një kohë shumë të gjatë, duke përshkruar sulmin si shkatërrues dhe vendimtar.

“Nëse objektet e tyre nuk do të ishin shkatërruar, atëherë nuk do të kishte pasur as armëpushim”, u shpreh Trump.

Në lidhje me raportin e rrjedhur nga shërbimeve të inteligjencës amerikane, i cili sugjeronte se programi bërthamor i Iranit ishte vetëm përkohësisht i ndalur, Trump e minimizoi rëndësinë e tij, duke e cilësuar si pjesë e një “lojë politike”.
Presidenti amerikan theksoi se sulmi ajror kishte një efekt të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm:

“Mendoj se e kemi penguar programin e tyre bërthamor për dekada. Kaluan nëpër ferr, dhe gjëja e fundit që duan tani është të pasurohen,” tha ai, duke shtuar se sulmi “i dha fund luftës”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds