I pyetur nga një gazetar se si do t’i shikonte një zgjedhje presidenciale hipotetike me kundërshtarë të tij dhe paraardhësin e tij demokrat Barack Obama, nëse do të kandidonte edhe për një mandat të tretë, Trump u përgjigj se do të ishte mirë.

Presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli edhe një herë se shumë njerëz po i kërkojnë të kandidojë për një mandat të tretë në presidencën amerikane, diçka që Kushtetuta e SHBA e ndalon në mënyrë eksplicite, por që ai e ka shkelur vazhdimisht. 

“Unë nuk e di. Nuk e kam menduar kurrë. Ata thonë se ka një mënyrë për ta bërë këtë, por unë nuk e di”, tha republikani në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur nga një gazetar se si do t’i shikonte një zgjedhje presidenciale hipotetike me kundërshtarë të tij dhe paraardhësin e tij demokrat Barack Obama, nëse do të kandidonte edhe për një mandat të tretë, Trump u përgjigj se do të ishte mirë. 

Ndër të tjra Trump tha se nuk po bënte shaka për kandidimin për një mandat të tretë në presidencë. Presidenti republikan 78-vjeçar tashmë e riktheu këtë çështje në debatin publik gjatë një interviste që dha për NBC News. Donald Trump filloi mandatin e tij të dytë më 20 janar, pas të parit nga 2017 deri në 2021.

Presidenti i parë i SHBA, George Washington, vendosi rregullin e pashkruar fillimisht të dy mandateve në vitin 1797. Kjo traditë u shkrua në Kushtetutë pas Luftës së Dytë Botërore, me miratimin e Amendamentit të 22-të, të ratifikuar në 1951.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds