Një grabitje e mirëorganizuar ka tronditur botën e artit në Itali, pasi disa piktura të çmuara të autorëve të njohur si Pierre-Auguste Renoir, Paul Cézanne dhe Henri Matisse u vodhën nga një muze pranë qytetit të Parma. Sipas policisë, katër persona të maskuar hynë në ambientet e Fondacioni Magnani Rocca më 22 mars, duke marrë tre vepra me vlerë të lartë: “Les Poissons” nga Renoir, “Natyrë e qetë me qershi” nga Cézanne dhe “Odalisque on the Terrace” nga Matisse.

Mediat italiane raportojnë se grabitja zgjati vetëm tre minuta. Autorët arritën të hynin dhe të dilnin me shpejtësi, por u penguan nga sistemi i alarmit, i cili i ndaloi të merrnin më shumë vepra nga koleksioni. Sipas raportimeve, hajdutët hynë me forcë nga dera kryesore e vilës muze “Villa dei Capolavori”, e vendosur në zonën rurale pranë Parmës, dhe morën pikturat nga Dhoma Franceze në katin e parë. Më pas, ata u larguan duke kapërcyer një gardh.

Fondacioni deklaroi se grupi dukej i organizuar dhe me një plan të qartë, duke lënë të kuptohet se synonin një grabitje edhe më të madhe nëse alarmi nuk do të ishte aktivizuar. Vlera e përgjithshme e veprave të vjedhura llogaritet rreth 9 milionë euro, ku vetëm piktura “Les Poissons” mendohet të vlejë rreth 6 milionë euro, duke e bërë këtë një nga grabitjet më të mëdha të artit në Itali në vitet e fundit.

Autoritetet italiane, përfshirë Karabinierët dhe Njësinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Bolonjë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila u bë publike vetëm të dielën. Fondacioni Magnani Rocca u krijua në vitin 1984 pas vdekjes së koleksionistit dhe kompozitorit Luigi Magnani, duke u shndërruar në një nga qendrat më të rëndësishme të artit në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds