Tritoli i vendosur në lagjen “Partizani” në Elbasan është ideuar nga vete pronari i banesës, Arbër Pepa.
Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.
Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.
Shpërthimi ka tronditur banorët. “23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, u shpreh një dëshmitare.